Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trendit të këngëve “dedikim për veten”, sapo ju bashkua dhe Majk

Trendit të këngëve “dedikim për veten”, sapo ju bashkua dhe Majk
February 22
21:20 2019

Së fundmi ka pasur një bum publikimesh të projekteve muzikore. Trend është kthyer tashmë jo të këndosh për dashurinë, por të tregosh historinë e suksesit tënd nëpërmjet vargjeve dhe muzikës. Ditën e sotme këtij grupi i është bashkuar dhe Majk.

Ai ka publikuar ” Nuk dorëzohna”, tekstin dhe melodinë e të cilës e ka krijuar vetë.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju një këngë që ka të bëj me jetën time, besoj edhe me jetën e shumë prej jush që shumë herët filluat të punoni e të besoni në ëndërrat tuaja.. Jeta është sfidë, mos u dorëzo – përballu me të!”- ka shkruar ai në Instagram.

“Jom kon ni djal i vogël me ambicie t’mdhaja

Andrra e ti u kon me mrri n’maja

Rrugën që e zgjedha mure tnalta

Kur u nisa n’to kurgjo nuk pata

Kom lyp dashni, kom gjet urrejte

Kom lyp mundesi, dyrt e mshelne

Kom lyp ndihme, ma kan kthy shpinen….”- me këtë pjesë nis kënga dhe më pas tregon sakrificat dhe vështirësitë e kaluara për të arritur aty ku është. Dhe nuk dorëzohet, sepse “edhe nëse osht vështirë, ai ka me luftu”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje