Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trendi i fundit që po u jep sukses këngëtarëve: Më shumë se një VIP në videoklip

Trendi i fundit që po u jep sukses këngëtarëve: Më shumë se një VIP në videoklip
May 11
21:09 2018

Këngëtarët gjithnjë e më shumë përpiqen që ti japin një peshë e rëndësi më të madhe videoklipeve duke ideuar një situatë e cila do të bëjë që projekti i tyre jo vetëm të dëgjohet por edhe të shihet.

Strategjia që disa prej tyre kanë zgjedhur së fundmi është prezenca e një personazhi tjetër të njohur në videoklipin e  tyre. Kjo nuk ëhstë hera e parë që këngëtarët ftojnë si figurantë artistë të tjerë ama ideja e kohëve të fundit është që i ftuari i tyre në të njëjtën kohë të jetë protagonistë po aq sa ata vetë.

Fillimisht ishte Enca e cila në klipin e saj të fundit “Dua” na surprizoi të gjithëve me prezencën e moderatoreës së “Thumb, Aulona Musta.

Aulona luante rolin e bashkëshortes së mashkullit me të cilin Enca kishte rënë në dashuri. Shumë media i dedikuan tituj prezencës së Aulonës në klipe e gati gati e morën si të vërtetë faktin që ishte “gruaja”e  modelit seksi në videoklip. Kjo ishte një zgjedhje mjaft interesante nga ana e të dyja vajzave, Encës dhe Aulonës duke qenë se pikërisht ky fakt i ka bërë përshtypje publikut që në momentin e parë të publikimit.

Dren Abazi pak ditë më parë publikoi klipin “Déjà Vu” në të cilin protagoniste ishte këngëtarja e njohur Evi Reçi. Jo, ky nuk ishte një bashkëpunim mes këngëtarësh pasi Evi gjatë gjithë klipit luante rolin e modeles protagoniste edhe pse shumë e etiketojnë si bashkëpunim. Gjatë gjithë klipit planet ndahen mes Evit dhe Drenit dhe kënga flet për ndarjen e një çifti.

Jonida Maliqi ditën e djeshme ka publikuar klipin “N’errësirë” një projekt i cili u pëlqye shumë nga publiku dhe kolegët e saj. Këngëtarja kishte zgjedhur që si protagonist në klipin e saj të merrte ish-modelin shqiptar Oni Pustina i cili i ka munguar publikut shqiptar prej kohësh. E pikërisht ideja e një klipi të tillë ka bërë që videoklipi dhe kënga e Jonidës të kom-plimentohet dhe shikohet shumë pak orës pas publikimit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje