Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trekëndëshi Jolie-Pitt-Aniston. Flet shoqja e ngushtë e Jennifer Aniston: “Boll e akuzuat!”

Trekëndëshi Jolie-Pitt-Aniston. Flet shoqja e ngushtë e Jennifer Aniston: “Boll e akuzuat!”
September 28
18:05 2016

E gjithë drama  Angeline Jolie-Brad Pitt nuk la pa përfshirë edhe ish-bashkëshorten e Pitt, Jennifer Aniston, e cila u shfaq krejt papritur si  njeriu më i lumtur për ndarjen e çiftit të aktorëve, gjë që nuk i ka kursyer edhe kritikat ndaj saj.

Pas bashkëshortit të Aniston, Justin Theroux, një tjetër emër i njohur në Hollywood ka kërkuar që Jennifer të lihet jashtë “vorbullës” Pitt-Jolie.

Courteney Cox, mikja e ngushtë e Aniston dhe ish-aktore e “Friends”, ka thënë për “Business Insider”: “Ka gjëra më të rëndësishme për të folur. Është shokuese se sa gjëra mund të përfliten për diçka të pakuptimtë kur ka kaq shumë gjëra me rëndësishme për të cilat duhet folur”.

Ajo gjithashtu ka treguar se e gjitha është e ekzagjeruar, por mbi të gjitha nuk është për të çështja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje