Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tregohet në “Thumb” e vërteta e sherrit mes Ledrit dhe Dafinës

Tregohet në “Thumb” e vërteta e sherrit mes Ledrit dhe Dafinës
September 17
20:20 2016

U përfol në portale online se në ditëlindjen e Behgjet Pacollit, ku të ftuar ishin shumë këngëtarë, mes të cilëve Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, këta të fundit janë konfliktuar duke shkaktuar kështu rrëmujë në festë.

Por sipas burimeve të sigurta për “Thumb”, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu kanë zbuluar se në fakt sherri ka ndodhur midis Dafina Zeqirit dhe Faton Shoshit, i cili është menaxher i Ledri Vulës. Arsyeja se pse ata janë konfliktuar është se Dafina ka dashur të këndojë e fundit në festë, për të treguar kështu që është “diva”, ndërkohë që Ledri Vula nuk e ka pasur problem nëse nuk këndonte i fundit.

Por ajo që ka nxehur edhe më tepër Dafinën ka qenë fakti se gjatë kohës që ajo performonte, shumica prej të pranishmëve janë larguar duke bërë që këngëtarja të nervozohej. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje