Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tre pjesëtarët e “SHBLSH”-ave në Tv Klan! A do të ribashkohen? Flet Gent Zenelaj

Tre pjesëtarët e “SHBLSH”-ave në Tv Klan! A do të ribashkohen? Flet Gent Zenelaj
July 07
17:30 2018

Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi kanë qenë treshja e SHBLSH-ave të famshëm një nga grupet më të preferuara të humorit në SHqipëri. Gjithnjë është përfolur për një dëshirë të madhe të publikut për një ribashkim të tyre edhe pse Juli dhe Genti që prej largimit të këtij të fundit nga “Apartamenti 2xl” nuk flasin me njër-tjetrin.
I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma HAxhialiu Genti ka treguar nëse ai do të jetë pjesë e “Duplex”-it programit humoristik me pjesëtarë aktorët e 2xl që do të shfaqet ën Tv Klan. Duke qenë se për herë të parë treshja bëhet bashkë në një televizion.
” Një nga arsyet përse unë kam krijuar konflikt aty ka qenë pikërisht për SHBLSH-at. Kam qenë fanatik i SHBLSH-ave, për hatër të tyre unë kam bërë konflikt edhe me drejtuesit kryesorë të Portokalli-së. SHBLSH-at kanë qenë gjithnjë familja ime e dytë, vëllezërit e mi sepse janë njerëzit me të cilët unë kam jetuar në skenë. Por e di çfarë ndodhi? Eshtë shumë e vështirë të menaxhosh suksesin. Kur “Apartamenti 2xl” u bë shumë i suksesshëm, hyri në lojë Facebook-u dhe Facebook-u si ushqyes i llahtarshëm i jetës së njerëzve bëri që shumë njerëz të gabojnë duke përfshirë edhe mua. Me këto mend që kam sot nuk do i kisha bërë ato gabime që kam bërë më përpara. Unë di që Duplex-i vjen në Klan. I uroj nga zemra që ti prijë e mbara. Nga zemra u uroj sukses. Unë kam një emision me shokun Saimir Kodra por kurrë mos thuaj kurrë. “,- ka treguar Genti./Blitz.al/

Komento
Shperndaje