Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Tre dhëndurët” rikthen në skenë aktoren e njohur Hajrie Rondo

“Tre dhëndurët” rikthen në skenë aktoren e njohur Hajrie Rondo
October 18
18:01 2016

Gjatë këtij sezoni artistik, në skenën e teatrit të Metropolit do të vijë premiera e shfaqjes “Tre dhëndurët”.

Me regji nga Sonila Kapedani, komedia do të interpretohet në skenë nga një kast aktorësh të njohur dhe të rinj të talentuar të teatrit, të cilët vijojnë provat për vënien në skenë të kësaj shfaqjeje, e cila do të shfaqë premierën ditën e nesërme.

Kjo shfaqje rikthen në skenën e teatrit një nga aktoret më të njohura për publikun shqiptar, Hajrie Rondo, në rolin e Sanijes. Pas rolit që pati në një tjetër shfaqje në skenën e teatrit “Bylis”, aktorja kthehet sërish në skenën e teatrit, pasi i mungoi për disa vite. Hajrie Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe mbi 20 role në filma.

Pjesë e kastit që do të interpretojnë janë edhe aktorët Gëzim Rudi (Mentari), Pjerin Vlashi (Dudumi), Aleksandër Kondi (Xhevahiri), Lindar Kraja (Beniamini), Roerd Toçe (Zenuni), Marget Çaushi (Eduardi), Linda Jarani (Flutura) dhe Elona Hyseni (Sanija II).

“Tre dhëndurët” është komedi karakteresh e situatash, e vendosur në një familje shqiptare pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore./Blitz.al/

tre-dhenduret

hajrie-2_1476795310-7149348hajrie-3_1476795303-2650058

Komento
Shperndaje