Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Travis Scott flet për herë të parë në lidhje me akuzat e tradhëtisë ndaj Kylie Jenner

Travis Scott flet për herë të parë në lidhje me akuzat e tradhëtisë ndaj Kylie Jenner
October 05
11:35 2019

Pas ndarjes së papritur që ka “tronditur” fansat dhe publikun që i mbështet, Travis Scott dhe Kylie Jenner tani po përballen me një tjetër problem, gjetjen e fajtorit.

Por nëse deri tani ata kishin vendosur që të qëndronin të qetë në lidhje me rrethanat që çuan në dhënien fund të lidhjes, akuzat që po i bëhen për tradhëti dhe thashethemet që qarkullojnë më media dhe në rrjet i kanë shtyrë të reagojnë.

Reperi i “The Highest In the Room” është vënë në qendër të akuzave për një tradhëti të mundshme ndaj Jenner, me një vajzë të quajtur Rojean Kar, në mediat sociale e njohur si YoungSweetRo.

Për herë të parë Scott ka reaguar në Instagram-in e tij dhe ka folur pikërisht për tradhëtin e supozuar. “Ndikon vërtetë tek unë kur nisni sërish të thoni gjëra të pavërteta për mua”- shkroi Travis për 20.8 milionë ndjekësit e tij- “Edhe njëherë, këto historitë fallco për një tradhëti timen janë të pavërteta. Jam duke u fokusuar tek jeta ime, muzika dhe familja, që në këtë moment është gjëja më e vërtetë që kam.

Ndërkohë sipas “E! News”, edhe Rojean foli për fjalë që po qarkullojnë për të dhe një lidhje të mundshme me Travis, në Instagram-in e saj privat. “Asnjë nga thashethemet nuk është i vërtetë. Ju lutem mos shpërndani më gënjeshtra, lërini ata dhe mua të qetë sepse është duke ndikuar në jetën e njerëzve. Ju faleminderit.”- u shpreh 27-vjeçarja.

Megjithatë tradhëtia e mundshme për të cilën akuzohet reperi i “Sicko Mode” dhe modelja nuk filloi nga asgjëja. Fansat e dedikuar ndaj këtij rasti, zbuluan se ata të dy kanë ndarë foto në rrjetet sociale që nga 2013-ta nga të njejtat vende. Madje në këtë foto të Ro:

Atletet që duken mbrapa saj mendohet se janë të Travis sepse është parë në publik të dalë me to. Megjithatë kjo nuk e bën të vetmin në botë që ka një palë atlete të tilla, kështu që përderisa ata e mohojnë të ketë ndodhur diçka mes tyre, ne po e besojmë këtë.

Ndërkohë dhe Kylie është përballur me disa “telashe” këto ditë, sidomos pasi u pa fill pas ndarjes në studion e ish-it të saj, reperit Tyga. Mediat shkruajtën që ajo i kishte bërë një vizitë artistit në studion e tij në 2 të mëngjesit. Megjithatë 22-vjeçarja mohoi gjithçka duke thënë në në një prenoncim që interneti e bën gjithçka 100 herë më dramatike se ç’është dhe nuk ka pasur asgjë të tillë si një takim në studio.

Sipas të dyve, vëmendja e tyre tani është e gjitha tek e bija, Stormi dhe miqësia që kanë. Po pra, miqësia! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje