Transformimi i jashtëzakonshëm i Rozana Radit. Ja ndërhyrja e radhës!
March 28
16:58
2016
Herë pas here Rozana Radi bën ndryshime rrënjësore. Një herë me flokë të kuqe, një herë bjonde, një herë çokollatë. Një herë me tualet e njëherë pa tualet.
Por ndryshimi këtë herë nuk ka të bëjë aspak me këto. Rozi është pjesëmarrëse në show-n “Your Face Sounds Familiar”, që mbërthen teleshikuesit para televizorit mbrëmjen e të hënës.
Sonte në mbrëmje ajo do të transformohet në një tjetër person.
Rozi, sonte do të dalë në skenë në rolin e Rei Charls-it. Nga këngëtare bionde dhe në formë, ajo do të kthehet në një Rei komplet ndryshe. Për Rozin ky do të jetë një transformim i jashtëzakonshëm.