Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Transformers 5”, zbulohen fotot e para nga xhirimet e filmit…

September 12
18:38 2016

...

Dihet ende pak për historinë, por kanë filluar të dalin informacionet dhe fotot e para nga seria e re e filmit “Transformers”, e cila do të titullohet “The Last Knight”.

Ka pak orë që në faqet zyrtare në rrjetet sociale janë hedhur pamjet e makinave të cilat do të përdoren.

“The Last Knight” do të dalë në sallat e kinemave botërore në qershor të vitit 2017.

Në kastin e filmit me regji të Michael Bay do të bëjnë pjesë aktorët e njohur Mark Wahlberg, i cili do të ketë rolin e protagonistit, Stanley Tucci dhe Anthony Hopkins.

Për kënaqësinë e fansave rikthehen edhe aktorë të tjerë, si Josh Duhamel e Tyrese Gibson, ndërkohë që tek aktorët e rinj përmendim Isabela Moner, Jerrod Carmichael, Laura Haddock dhe Liam Garrigan. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje