Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Transgjinorja Linda Rei fejohet. Tregon emocionet e para dhe si e priti i dashuri lajmin se ajo ka qenë mashkull dikur

Transgjinorja Linda Rei fejohet. Tregon emocionet e para dhe si e priti i dashuri lajmin se ajo ka qenë mashkull dikur
August 17
17:40 2017

Fillimisht e keni lexuar ekskluzivisht në Blitz.al se transgjinorja Linda Rei do të jetë pjesë e stafit të “Dance with me” që pritet të nisë në shtator në “Tv Klan”.

Por duket se Linda vjen edhe me disa lajme shumë të mira për sa i përket jetës personale. Ajo është fejuar me djalin e një biznesmeni nga Kosova i cili jeton në Zvicër. Të gjitha detajet, vetë Linda i ka dhënë në një intervistë për Story.al, ku ka postuar për herë të parë edhe fotot me të dashurin.

“Kam tre muaj në lidhje me një djalë që jeton në Lugano të Zvicrës. Është djalë i vetëm, 28 vjeç, nga Kosova. Bashkë me të atin kanë një nga hotelet më luksoze në Lugano. Kur u njohëm s’dinte kush isha, sepse ai nuk ndjek televizione shqiptare. Për herë të parë u pamë te hoteli i tij. Unë isha me një shoqe duke pirë kafe. Ditën e tretë të qëndrimit tim atje erdhi, bëri gjasme sikur ishte kamerier që po na merrte porosinë. Ishte gjest shumë simpatik nga ana e tij”, – ka treguar ajo për fillimin e njohjes, ndërkohë që mënyra se si ia ka treguar se ajo është transgjinore ka qenë shumë e veçantë.

“Ai më njohu pa e ditur që në Shqipëri dhe në Kosovë jam bërë një personazh publik. Për më tepër, kur pas herës së parë që dolëm për darkë, kur më mori në shtëpi unë i dërgova linkun me intervistën time të parë që bëra në “Top Show”, pasi doja të kuptonte kush isha unë dhe të kaluarën time. Prisja një reagim pak negativ, por ndoshta nga fakti që ka lindur në Zvicër nuk i bëri përshtypje. Ai më tha se po njeh Lindën sot dhe sikur të kisha qenë unë kriminele ose çdo gjë tjetër më parë, ajo është e shkuar dhe se nuk ka shumë rëndësi për të”, – tregon Linda Rei për Story.al.

Ndërkohë, në fund të intervistës ajo tregon se ka filluar ta marrë seriozisht këtë marrëdhënie duke u shfaqur më e kujdesshme edhe në fotot provokuese që dikur ka postuar në Instagram dhe sot i ka fshirë. /Blitz.al/

Shperndaje