Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trajneri i Juventusit dhe aktorja italiane drejt martesës: publikohet pamjet me unaza në gishta!

Trajneri i Juventusit dhe aktorja italiane drejt martesës: publikohet pamjet me unaza në gishta!
January 31
22:17 2018

 

Trajneri i skuadrës bardhë e zi, Massimiliano Allegri dhe aktorja e njohur italiane, Ambra Angiolini duket se dalëngadalë po i afrohen martesës.

Kështu shkruan e përjavshmja, “Diva e Donna”, e cila ka publikuar disa pamje të çiftit në provincën Cerveteri, në Romë.

Duke përfituar nga fakti që trajneri i bardhezinjve është i lirë nga impenjimet, Ambra ka prezantuar partnerin e saj, 50 vjeçar me prindërit, të cilët kanë drekuar të gjithë së bashku.

Nga ana tjetër, në fotot e publikuara nga revista italiane, Massimiliano dhe Ambra janë parë me unaza në duar, gjë që ka shtuar akoma dhe më shumë dyshimet se çifti po shkon drejt martesës.

Epo, duket se në horizont paskemi një dasmë… /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje