Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Top Show” bën për të qarë “Miss Universe Kosovën”

September 24
09:55 2016

 

E ftuar në puntatën e mbrëmshme të “Top Show Magazine” ishte edhe “Miss Universe Kosova”, Camila Barraza.

Teksa gjendej në panel duke folur për eksperiencën e saj, Barraza është suprizuar nga një video, në të cilën shfaqej i dashuri i saj shqiptar, Haris Cocaj.

Ndryshe nga herët e tjera, ku jemi mësuar që surprizat të sjellin fjalë të bukura e shprehje dashurie, këtë herë Cocaj ka bërë të kundërtën: ka shprehur zhgënjimin.

Ai tha në video-mesazh se ishte i zhgënjyer nga miss-i dhe se do të rishikonte lidhjen me të. “Kam parë një foto që ma ka dërguar shoqja jote Maria, në një pozicion të dyshimtë”, – u shpreh Haris.

Pas kësaj, Camila nuk e ka mbajtur dot veten dhe ka filluar të përlotet. Në atë moment, Cocaj ka hyrë në studio duke e përqafuar e duke i thënë se ishte e gjitha një shaka e më pas dhuruan një puthje përballë kamerave.

Ndër të tjera, bukuroshja argjentinase ka treguar se në Prishtinë jeton me familjen e të dashurit dhe se nuk është si nuset që zgjohen herët në mëngjes për t’i bërë vjehrrit kafenë.  /Blitz.al/

Shperndaje