Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Top of the Top” – Emisioni në Top Channel që do na tregojë jetën e 12 VIP-ave shqiptarë nëpër botë

“Top of the Top” – Emisioni në Top Channel që do na tregojë jetën e 12 VIP-ave shqiptarë nëpër botë
April 20
08:28 2018

U aludua dje në portale se modelja Angela Martini do të niste një emision në Top Channel, nisur nga një postim që kishte bërë fotografi i njohur Artan Korenica.

Por e vërteta qenka komplet ndryshe. Këtë e ka sqaruar vetë Artani në një sqarim në Instagram: “Sa për sqarim, Angela Martini është e ftuar, në njërin nga 12 emisionet që po realizohet nëpër botë, pjesë e emisionit janë për makeup, Vjosa, për rregullimin e flokëve, Altini dhe Rina Abazi është prezantuese. Unë jam producenti, 12 emisionet do të prodhohen nga produksioni im për Top Channel” – ka përfunduar ai.

Pra, Artani ka xhiruar jetën e 12 shqiptarëve të njohur në botë siç janë Angela Martini dhe Emina Cunmulaj, ka xhiruar shtëpitë e tyre dhe mënyrën e jetesës dhe do t’i sjellë në një dokumentar me 12 episode.

Interesant është edhe fakti që prezantuese do të jetë Rina Abazi, e cila është motra e këngëtarit të njohur, Dren Abazi.

A post shared by Rina Abazi (@rinabazi) on

Jo më kot, emisioni do të quhet “Top of the Top” (më të mirët e më të mirëve). Ideja është fantastike, shpresojmë që dhe realizimi të jetë i tillë dhe të shohim diçka cilësore dhe që ka mjaft kuriozitet në ekranin e Top Channel së shpejti. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje