Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Top Awards” komplimentohet nga…

“Top Awards” komplimentohet nga…
June 27
19:49 2016

Një nga label-at më të njohur, “Ultra Music”, ka përgëzuar “Top Awards” për realizimin dhe punën e mrekullueshme në finalen e mbajtur të premten e shkuar. Para pak muajsh, këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka firmosur një kontratë me  “Ultra Music”, divizion i “Sony Entertainment”, duke e çuar karrierën e saj në një fazë tjetër. Duket se ata e kanë ndjekur finalen e “Top Awards”, ku Era fitoi tre çmime të rëndësishme, dhe nuk kanë ngurruar të shprehin mendimin e tyre.

“Urime Shqipëri për një “Top Awards” të bukur! Punë e mrekullueshme!” – kanë postuar ata në Instagram.  Ky koment  i është atribuuar moderatorit Ledion Liço dhe kanalit Top Channel.

...

Komento
Shperndaje