Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Top Awards”, kënga më e bukur e vitit do të jetë një nga këto…

“Top Awards”, kënga më e bukur e vitit do të jetë një nga këto…
May 26
11:43 2016

Mbrëmjen e 24 qershorit pritet finalja e një prej kompeticioneve më të rëndësishme të muzikës moderne shqiptare. “Top Awards” këtë vit vjen me një risi në organizim, pjesëmarrje, ndarje të çmimeve dhe gjithçka. Sot në mbrëmje, siç edhe është thënë nga organizatorët, do të bëhen publike nominimet për 12 kategoritë përkatëse të çmimeve  në “Nominations Party”, në ambientin e një prej “clube”-ve  më të njohura në Tiranë, “Folie Terrace”. Artistët që do të jenë prezentë do të performojnë “live” këngët e tyre.  Ledioni, i cili është autor dhe moderator i eventit, i ka paraprirë mbrëmjes duke bërë publike për emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”, nominimet për një ndër kategoritë më të rëndësishme, “Song of the Year”.

 

Nominimet për këtë kategori janë:

Era Istrefi – “Bon Bon”
Majk ft. Ghetto Geasy – “S’jena mo”
Elvana Gjata ft Bruno – “Love me”
Era Istrefi  ft Ledri Vula – “Shumë pis”
Noizy  – “Number one”
Mozzik ft Kida – “Premtimet”
2Ton- “Ani nasht”
2PO2 ft. Flori – “Gone girl”
MC Kresha ft. Gjurmët – “Era”
Alban Skënderaj – “Unë dhe ti”

 

Të nominuarit e kategorive të tjera do të zbulohen mbrëmjen e sotme në “Nominations Party”.

Komento
Shperndaje