Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Top Awards”; Isli & Xhemi rrëfejnë se çfarë do të ndodhë sonte në Tapetin e Kuq

“Top Awards”; Isli & Xhemi rrëfejnë se çfarë do të ndodhë sonte në Tapetin e Kuq
June 24
09:10 2016

Pritet sot me entuziasëm të madh, ndarja e çmimeve në “Top Awards”. Më herët është thënë se ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë do të ketë një Tapet të Kuq të mirëfilltë, për të mirëpritur yjet që do të performojnë dhe personazhet publikë që janë të ftuar. Xhemi Shehu dhe Isli Islami do të jenë dy moderatorët e Tapetit të Kuq. Ata kanë qenë sot të ftuar në “Wake Up” në Top Channel, për të zbuluar disa detaje më shumë mbi eventin.

Xhemi ka thënë se Tapeti I Kuq do të kthehet në një traditë të vazhdueshme dhe sot që çel edhe vitin e parë, do të ketë rreth 300 të ftuar që do të parakalojnë aty. Megjithatë ajo e quan këtë tapet, “tapeti me pengesa” sepse të ftuarit në fillim do të përshëndeten me fansat e tyre, do të japin autografe, më pas vijon proccedura e fotografitmit dhe në fund do të japin intervistë për Xhemin dhe Islin.

Të dy moderatorët kanë thënë se nuk do të qëndrojnë gjithë kohës bashkë, por do të ketë momente që do të jenë të ndarë nga njëri tjetri për të pasur mundësi të intervistojnë sa më shumë personazhe. Xhemi dhe Isli kanë treguar se njihen së bashku që prej vitit 2007, ku ishin në të njëjtën klasë, ndaj dhe prezantimi krahë njëri tjetrit do të jetë i qetë dhe me plot batuta.

Së fundi, me insistimin e Eno Popit, Xhemi ka treguar se bën tifo për Ledri Vulën në këtë kompeticion, ndërkohë që Isli ka rrëfyer se ka votuar por nuk dëshiron ta zbulojë këngëtaren/in që preferon.

Te dy kanë premtuar një ceremoni gjigande dhe tejet prestigjoze, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta shijojmë sot në mbremje rreth orës 20:00 në ekranin e Top Channel.

Komento
Shperndaje