Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tom Middlestone heq dorë nga roli i ëndrrave për Taylor Swift

Tom Middlestone heq dorë nga roli i ëndrrave për Taylor Swift
August 04
17:32 2016

Kur vjen puna te marrëdhëniet e Taylor Swift me meshkujt jemi paksa skeptikë nëse kemi të bëjmë me dashuri të vërtetë apo me aventurën e radhës.

Në të njëjtën dilemë na ka vendosur edhe lidhja me Tom Hiddlestone.

Miq të aktorit kanë thënë për HollywoodLife.com se Tom ka rënë kokë e këmbë brenda me këngëtaren 26-vjeçare. Sipas tyre, dashuria e tij është aq e madhe për Swift saqë po heq dorë nga roli i ëndrrave.

“Tom është një romantik i pashpresë kur vjen puna te Taylor Swift”, – shkruan HollywoodLife.com. “Paçka se disa nga ne u përpoqën ta bindnin se dashuria me Swift nuk do ta çonte gjëkundi, sepse herët apo vonë ajo do ta zhgënjejë, Tom vazhdon akoma ta dojë si i çmendur. Ai madje po mendon të heqë dorë nga roli i James Bond-it pasi nuk dëshiron të qëndrojë larg saj për një kohë të gjatë. Të gjithë e dinë se sa shumë e do ai atë rol”.

Shpresojmë që dashuria e Tom për Swift të mos kthehet si një tjetër dashuri e dështuar e Swift, pasi siç dihet, numri i të dashurve që Taylor ka pasur është goxha i madh. Madje të gjithë kanë treguar se arsyeja e ndarjes ishte vetë Swift.

Shperndaje