Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tom Hiddleston prezanton prindërit me Taylor Swift

June 25
12:08 2016

Lidhja e Taylor Swift dhe Tom Hiddleston, edhe pse ende në fillimet e saj, duket se po kalon në stad tjetër. Të enjten Hiddleston ka takuar prindërit e këngëtares, Andrea and Scott Swift,  dhe ka vizituar shtëpinë e tyre në Nashville. Duket se edhe aktori ka dashur ta prezantojë të dashurën e tij të re me nënën dhe vendin ku është rritur. Ata kanë udhëtuar këtë të premte me avion drejt Suffolk-ut. Mamaja e Tomit, Diana Hiddleston, e ka pëlqyer shumë të dashurën e të birit dhe siç e tregojnë fotot, është treguar tepërt e afërt  me Taylor-in. Ata shfaqen të tre shumë të lumtur në foto te shëtisin pranë shtëpisë.

Para pak javësh, çifti është fotografuar tek putheshin në breg të detit, lajm që u diskutua gjatë në media. Këngëtarja duket se e ka marrë shumë shpejt veten pas ndarjes nga DJ skocez Calvin Harris. Tashmë mund të themi se  Swift është zyrtarisht e lidhur me aktorin, madje gjërat kanë filluar të bëhen shumë serioze.

Shperndaje