Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tom Hiddleston i vjedhin Instagram-in

Tom Hiddleston i vjedhin Instagram-in
August 27
10:27 2016

Tom Hiddleston para pak javësh u bë pjesë e aplikacionit Instagram por duket se gjërat nuk i kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.  Aktori ka rënë pre e një prej çështjeve më shqetësuese të mediave sociale pasi llogaria e tij në Instagram është hakuar.

Kjo ka ndodhur paraditen e ditës së premte ku ndjekësit dhe fansat e tij kanë vënë re disa postime të çuditshme si një video e pazakontë, një kod Snapchat-i të një llogarie të panjohur dhe shumë gjëra të tjera. Hakerat e kanë patur llogarinë nën kontroll për rreth dy orë dhe e shfrytëzuan në funksion të promovimit të faqeve të tjera të Instagramit duke u kërkuar fansave që ti ndjekin.  Ata postuan një foto përmes së cilës i premtonin fansave se do ia rikthenin llogarinë aktorit.  Hiddleston e mori administrimin e llogarisë së tij pas dy orësh/Blitz.al/

OMG Tom’s Acc is,Hacked And Facebook Acc too I’m Crying now 😢😢😢😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭 . . . #Tomhiddleston #Loki #Thor #thorragnarok #TwHiddleston #hiddlestoners

A photo posted by 🇹 🇴 🇲 🇭 🇮 🇩 🇩 🇱 🇪 🇸 🇹 🇴 🇳 (@tomhiddleston_daily) on

Shperndaje