Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tom Hiddleston harron Taylor-in, flirton me një tjetër në “Emmy Awards”

September 19
10:27 2016

Tom Hiddleston dhe Priyanka Chopra janë parë duke flirtuar bashkë mbrëmjen e djeshme në “Emmy Awards”. Të dy janë shfaqur në skenë për të prezantuar një çmim. Ata janë parë shumë të afërt, ndoshta duke u përpjekur edhe për të realizuar një moment të këndshëm për shikuesit, teksa Tom është treguar një xhentëlmen i vërtetë dhe e ka lënë Priyankan të bëjë një rrotullim në skenë. Mos harroni se me Tom Hiddleston gjithçka fillon me një vallëzim, pasi edhe me Taylor ndodhi e njëjta gjë. Sipas dëshmitarëve ata kanë flirtuar me njëri-tjetrin.

“Tom e kishte hedhur dorën rreth belit të saj një moment dhe të dy kanë biseduar nga afër për disa çaste. Priyanka i ka rregulluar atij kravatën dhe kanë shkëmbyer numrat e telefonit. Ata e puthën njëri-tjetrin në faqe dhe kjo u pasua nga një përqafim i gjatë. Ajo i tha Tom-it pas mbylljes së eventit se do të takoheshin më vonë”,- ka pohuar  burimi për E!online.

Të dy aktorët janë parë edhe më herët në shoqërinë e njëri-tjetrit. Tom para pak javësh i ka dhënë fund lidhjes së tij me këngëtaren Taylor Swift. /Blitz.al/

Shperndaje