Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tom Hiddleston e pranon hapur se ka qenë i dashuruar me Taylor Swift: Gjithçka që jetuam ishte e vërtetë!

Tom Hiddleston e pranon hapur se ka qenë i dashuruar me Taylor Swift: Gjithçka që jetuam ishte e vërtetë!
February 08
16:41 2017

Mes Taylor Swift dhe Tom Hiddleston nuk ka asnjë mëri.

Ata kanë qenë në një lidhje e cila u komentua gjatë që pas puthjes së famshme në ishullin Rhode verën e kaluar. Brenda një muaji marrëdhënia e tyre u bë shumë serioze, aq sa Taylor dhe Tom u prezantuan me prindërit e njëri-tjetrit. Megjithatë, lidhjes së tyre i erdhi fundi brenda një kohe shumë të shkurtër, kështu që  fansat menduan se kjo lidhje nuk ishte e vërtetë. Pas një pauze të gjatë, Hiddleston ka treguar për “GQ” për lidhjen e tij me këngëtaren e “Bad Blood” .

“Taylor është një grua e mrekullueshme, e sjellshme dhe e dashur dhe bashkë kemi kaluar shumë mirë. Sigurisht që lidhja ishte e vërtetë. Ne zgjodhëm të dilnim fillimisht për një darkë. Më vonë planifikuam të udhëtonim duke përjetuar shumë gjëra. Ajo është e mahnitshme. Ishte një lidhje që gjatë gjithë kohës ishte në qendër të vëmendjes së mediave”,- ka rrëfyer aktori i njohur.

Para se të lidhej me Hiddleston, Swift sapo ishte ndarë nga DJ i njohur Calvin Harris, me të cilin ishte në një lidhje prej 13 muajsh dhe ndoshta pikërisht ky fakt ka bërë që fansat të dyshonin.

Kohë më parë bëri bujë në media një foto e Tom ku ai kishte veshur një T-shirt në të cilën shkruhej “I love T.S (Taylor Swift)”. Aktori ka sqaruar se nuk bëhej fjalë për një deklaratë kaq të thellë dashurie.

“Ishin ditë të nxehta të korrikut dhe ne ishim disa çifte që po pushonim bashkë. Gjatë ditës luajtëm në bregdet, u rrëzova dhe gërvishta shpinën. Për ta mbrojtur nga dielli më nevojitej një bluzë dhe njëri nga miqtë e Taylor më dha pikërisht atë bluzën ku shkruheshin ato fjalë. Ishte thjesht një shaka mes miqsh”,- ka përfunduar aktori./Blitz.al/

Shperndaje