Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tom Hanks “sulmon” Clint Eastwood: “I trajton aktorët si kuaj!”

Tom Hanks “sulmon” Clint Eastwood: “I trajton aktorët si kuaj!”
November 25
15:55 2016

Aktori i njohur Tom Hanks ka qenë i ftuar në një nga emisionet më të ndjekura në SHBA, “Graham Norton Show”, ku ka krahasuar mënyrën e trajtimit të aktorëve nga regjisori Clint Eastwood me mënyrën e trajtimit të kafshëve.

“Me siguri, ju nuk do të donit të punonit me Eastwood!” – thotë Hanks. “Ai i trajton aktorët e tij si kuaj, sepse kur luajti seritë hit të viteve ’60 “Rawhide”, regjisori bërtiste “Aksion!” dhe të gjithë kuajt vraponin. Pra, kur ai ka në dorë diçka, ai është njësoj si regjisori i “Rawhide””.

Nuk e dimë çfarë e ka shtyrë aktorin e “Inferno” të shprehet kundër mikut dhe kolegut të tij, por tani presim përgjigjen e Eastwood. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje