Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tom Hanks, Michael Jordan dhe Bruce Springsteen, kandidatë për Medaljen Presidenciale të Lirisë

Tom Hanks, Michael Jordan dhe Bruce Springsteen, kandidatë për Medaljen Presidenciale të Lirisë
November 17
14:41 2016

Tom Hanks, Michael Jordan dhe Bruce Springsteen, kandidatë për Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Medalja Presidenciale e Lirisë është çmimi më i lartë që qeveria e SHBA-së u jep civilëve. Këtë medalje e marrin drejtuesit e huaj të shtetit dhe artistët.

Këtë vit, presidenti Barack Obama ka vendosur 21 kandidatë për këtë çmim, pasi do të jetë hera e fundit që do ta japë atë përpara largimit nga detyra.

Në listën e Obama-s ka disa emra shkencëtarësh dhe edukatorësh, por fokusi është tek artistët. Në këtë listë janë vendosur emra si Michael Jordan, Kareem Abdul-Jabbar, Tom Hanks, Ellen DeGeneres, Bruce Springsteen dhe Lorne Michaeles. Gjithashtu nuk mund të mungonin Tennessee Williams dhe Lucille Ball. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje