Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tom Hanks: Injoranca politike është kërcënimi më i madh për njerëzimin

Tom Hanks: Injoranca politike është kërcënimi më i madh për njerëzimin
October 07
13:40 2016

Aktori Tom Hanks ka thënë se ka frikë për publikun e gjerë dhe madje  injoranca politike është kërcënim për njerëzimin.

Ai ka qenë në Firence për të promovuar filmin e tij të fundit “Inferno”. Roli i tij ka lidhje me disa të dhëna nga “Komedia Hyjnore” e Dantes për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së përgjysmimit  të popullsisë.
Ai ka thënë:  “Injoranca është një nga kërcënimet tona më të mëdha, ideja e të qenit  në gjendje për të zgjidhur çështjet komplekse në mënyra të thjeshta”.

Hanks u ka bërë thirrje votuesve për t’u edukuar dhe të përpiqen të parandalojnë llojin e skenarëve të dëshpëruar që janë vetëm pjesë  filmi.

“Koncepti i ferrit për mua është që ai mund të shmanget, por vetëm në qoftë se të gjithë e kuptojnë se çfarë problemi është dhe si të punojnë për ta shmangur atë”,- ka thënë Tom Hanks në përfundim të fjalimit së  tij./Blitz.al/

Shperndaje