Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tom Cruise: “Vajzën time e ka pushtuar djalli”

Tom Cruise: “Vajzën time e ka pushtuar djalli”
May 17
18:37 2016

Tom Cruise beson se vajzën e tij e kontrollon “një frymë e keqe”. Thuhet se kjo është arsyeja pse aktori nuk e ka parë vajzën e tij 10-vjeçare që prej shtatorit të vitit 2013. Tani ai është duke planifikuar që ta lirojë atë me anë të ekzorcizmit.

Edhe pse zëdhënësi i Cruise e mohon këtë gjë, sipas burimeve, Tom është i bindur nga feja e tij kult që vajzën e tij e ka pushtuar djalli. Sipas burimeve, aktori do të rilidhet me vajzën e tij vetëm pasi të përfundojë procesi i ekzorcizmit.

Një shkencëtar  fajëson  liderin e kishës ku Cruise shkon dhe thotë se  ai i ka futur në kokë mendimet që Suri është e bllokuar në trupin e një njeriu të keq. Kate Holmes, ish- bashkëshortja e Tom, konsiderohet si një person shtypës dhe nuk beson në fe. Sipas aktorit, kjo është arsyeja që  e ndalon të takojë vajzën e tij.

Etiketimet
Shperndaje