Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tom Cruise me një të dashur të re dhe duket se gjërat janë shumë serioze

Tom Cruise me një të dashur të re dhe duket se gjërat janë shumë serioze
October 27
14:23 2016

Kohët e fundit thuhet se aktori i njohur Tom Cruise është duke dalë me një grua britanike. Mendohet që aktori të ketë nisur një lidhje serioze me një bukuroshe nga Britania prej disa muajsh tashmë dhe kjo është lidhja e parë serioze e tij që nga momenti që u divorcua nga Katie Holmes në vitin 2012-n.
Sipas “US Weekly”, aktori është parë në takim me vajzën e panjohur në një fshat pranë Cotswolds gjatë kohës që po xhironte filmin “Mummy” në Londër në muajin qershor. Burimi e ka përshkruar vajzën si një femër të zakonshme, por shumë të bukur. Ata janë parë duke shëtitur me biçikleta në fshatin turistik ku po qëndronin. “Tom është mrekulluar prej saj”,- është shprehur burimi. “Ai po e merr shumë seriozisht këtë lidhje dhe dëshiron shumë që të funksionojë”.
Cruise vjen nga tri martesa të mëparshme me Mimi Rogers, Nicole Kidman dhe Katie Holmes dhe ka tre fëmijë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje