Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tjetër sherr në show bizz! Muç Nano për Taynën dhe Dafinën: Shtiren si lesbike.

Tjetër sherr në show bizz! Muç Nano për Taynën dhe Dafinën: Shtiren si lesbike.
November 06
14:36 2019

Ditët e para të nëntorit nuk kanë kaluar pa ngjarje dhe debate nga ana rozë në vend, se ato në politikë nuk mungojnë kurrë. Rasti i fundit ka të bëj me Mustafa Nanon i cili në emisionin e tij “Provokacija” ka nxitur debat me disa prej këngëtarëve më IN të momentit, duke i quajtur tekstet e tyre banale e jo vetëm, megjithëse këta të fundit ende nuk kanë reaguar por zhurma në media u bë!

Analisti në monologun e radhës, tekstet e këngëve si Majk, Butrint Imeri, Dafina Zeqiri apo Tayna i quan tepër skandaloze.

“Tekstet ishin të një banaliteti të pashoq. U futa dhe në Google, ku pashë 15 këngët më të ndjekura, por këtu kam sjellë vetëm 6 prej tyre, sa për të shijuar natyrën e teksteve banale që këto këngë kanë. Mesazhet ishin mizogjenike, seksiste, shpesh herë edhe raciste. Pothuajse gjithmonë me një gjuhë rrugaçe, me një gjuhë, përsëris: Banale!, shprehet ndër të tjera Mustafa Nano.

Teksa në monitorin e studios shfaqet një pjesë teksti nga kënga e Dafinës dhe Taynës, “Bye Bye”, Mustafa Nano në intepretim e sipër shton se: “Kjo është një vajzë që këndon dhe luan rolin e një lesbikeje. Më saktë shtiret duke luajtur rolin e një lesbikeje.”- i referohet ai Tayna-s.

Ndërkohë që presim reagimin e këngëtarëve protagonistë në këtë monolog provokues të Nanos, kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Nano kritikon ashpër këngëtarët shqiptarë. Rreth një vit më parë u bë virale momenti kur analisti imitonte dhe ironizonte këngët e reperit Noizy.

Share