Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiparet më të bukura të personazheve. Ja cila do të ishte femra ideale e showbizz-it

September 06
21:45 2016

Femrat shqiptare janë cilësuar shpesh të bukura. Kemi dëgjuar të thuhet se disa dallohen për shtatin, një tjetër për sytë e bukur e dikush për format trupore. Jashtë këtyre krahasimeve dhe përcaktimeve nuk mund të mbeteshin as personazhet e showbizz-it shqiptar. Megjithatë, e keni menduar ndonjëherë se çfarë do të rezultonte nëse do të bashkonim disa nga tiparet më të bukura të këtyre femrave shqiptare?

Nëse do të merrnim fytyrën apo siluetën e Elvana Gjatës dhe mbi të të vendosnim sytë e Xhemi Shehut, padyshim që buzët e Zana Krasniqit dhe buzëqeshja e Jonida Vokshit do të ishin perfekte. Për të konkretizuar portretin, hunda e Viola Spiros do të ishte e duhura, aq më shumë kur gjithë kësaj fytyre i vendosim flokët e gjatë e të derdhur të Argjentina Ramosaj. Sigurisht që për një pamje perfekte të duhet edhe një trup i bukur, me forma gati të përkryera. Gjoksi i Bleona Qerretit, barku me muskuj i Dafina Zeqirit, vithet e Nora Istrefit, beli i Eva Muratit e këmbët e Ledina Çelos do të ishin tiparet e duhura të një trupi ideal. Nëse i  mendoni bashkë a nuk formojnë diçka të përkryer? Shfletoni galerinë dhe shihni disa fotografi të tipareve të këtyre personazheve./Blitz.al/

Shperndaje