Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Timo Flloko një bashkëshort që e vlerëson shumë gruan e tij: Për mua ka shumë rëndësi çfarë thotë Vera

Timo Flloko një bashkëshort që e vlerëson shumë gruan e tij: Për mua ka shumë rëndësi çfarë thotë Vera
March 12
20:47 2018

 

Aktori i njohur dhe shumë i dashur Timo Flloko ka qenë i ftuar ditën e  sotme në “Wake Up” ku ka folur për librin e tij të dytë me poezi “Kërcim në bosh”.

Përveçse ka treguar detaje mbi poezitë dhe librin, aktori i njohur ka folur gjithashtu për marrëdhënien me bashkëshorten e tij, regjisoren Vera Grabocka.

“Verës ia dëgjoj gjithmonë mendimin. Ajo nuk gabon, ajo di të thotë çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Për mua ka shumë rëndësi opinioni i saj”,- u shpreh aktori.

Flloko zbuloi se Vera është e para që i lexon poezitë e tij dhe që sigurisht jep mendimin për to. Timo dhe Vera janë një nga çiftet më të dashur të publikut shqiptar e prej vitesh janë vlerësuar e duartrokitur në punën që ka bërë. /Blitz.al/

Shperndaje