Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ti je kon shoku jem 24/7”, Zanfina Ismaili qan humbjen e “mikut të veçantë”

“Ti je kon shoku jem 24/7”, Zanfina Ismaili qan humbjen e “mikut të veçantë”
May 22
19:06 2018

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili ka treguar gjithmonë që ka një lidhje shumë të veçantë me kafshët madje është edhe aktiviste e të drejtave të kafshëve.

Prej shumë kohësh ajo jetonte me qenin e saj Piko. Por mbrëmjen e djeshme ka dhënë një lajm mjaft të hidhur në rrjetet sociale: Qeni i saj është ndarë nga jeta. Zanfina ka publikuar në Instagram disa foto dhe video me të e përbri tyre shkruan:

“Mbrëmë Piko jem i mirë na la. Ti je kon më shumë se qeni jem, ti je kon shoku jem 24/7,dashnia jem, beba jem. Gjithmonë kom me të kujtu. Të don nanushi shumë”.

Kjo është një humbje mjaft e madhe për të, pasi siç vetë Zanfina e cilëson, Piko ka qenë shoku i saj i veçantë…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje