Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Thumb” – Eduart Ndocaj: Pikturat e mia do t’i blinte Ilir Meta, sepse…

“Thumb” – Eduart Ndocaj: Pikturat e mia do t’i blinte Ilir Meta, sepse…
November 12
21:04 2016

Nuk kursehet aspak deputeti Eduart Ndocaj për të thumbuar figurat e tjera të politikës, edhe kur flet për pasionin e tij për pikturën.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Thumb” të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, Ndocaj është rrëfyer se si i lindi pasioni për pikturën dhe çfarë e frymëzon atë, pavarësisht impenjimit si deputet.

Ndër të tjera, pyetjes se cili prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare do t’i blinte pikturat e tij, Ndocaj iu përgjigj:

“Mendoj se pikturat e mia do t’i pëlqente Meta, se ai ka qejf të blejë gjithçka”, – u shpreh Ndocaj, duke ironizuar kështu kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje