Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Thuaje që m’don përjetë”. Pas gjithçkaje, Cozman e mbajti premtimin e Tunës

“Thuaje që m’don përjetë”. Pas gjithçkaje, Cozman e mbajti premtimin e Tunës
July 31
15:52 2017

Gjithçka le të ndodhë, Tuna dhe Cozman do të jenë gjithmonë bashkë në hitin e tyre të parë në bashkëpunim: “Fenix”. Në një pjesë të tekstit të këngës, Tuna thotë: “Thuaje që m’don përjetë”…

Epo, ndonëse nuk jemi brenda zemrave të tyre të shikojmë se çfarë ndiejnë sot për njëri-tjetrin, sidomos nëse i referohemi faktit që Tuna tashmë lumturisht është e lidhur me Patrisin dhe bashkë po rrisin të voglin Tian.

Megjithatë, Cozman duket se e ka mbajtur premtimin e përjetësisë, të paktën këtë na tregon një detaj i veçantë në fotot që ai ka postuar në rrjete sociale. Në turin e “High4”, Cozman është duke mbajtur në dorë mikrofonin me emrin e tij që, siç zbuluam ne të Blitz.al, ka qenë një dhuratë për ditëlindje nga Tuna kur ata kanë qenë ende bashkë.

***

Hmmm, nostalgji nga ana e Cozman apo një ngacmim i vogël i syrit të mprehtë mediatik? Sidoqoftë, ky mikrofon punën e bëri! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje