Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Threedots Production” nis gjyqin ndaj produksionit të filmit më të përfolur të momentit, “La La Land”

“Threedots Production” nis gjyqin ndaj produksionit të filmit më të përfolur të momentit, “La La Land”
January 31
17:34 2017

Vazhdon të jetë e fortë jehona e filmit-muzikal aq shumë të pëlqyer  “La La Land”, i cili së fundmi ka marrë plot 14 nominime për çmimet “Oscar”.

Ama, ditët e fundit në mediat e shkruara qarkullon lajmi se kolona zanore e këtij filmi ngjason me këngën “Me fjalë të vogla” të kantautorit Flori Mumajesi.

“Zëra” këta që konfirmohen nga vetë Flori nëpërmjet një postimi në Instagram ditën e sotme, i cili edhe vetë ndihet disi i habitur nga ky fakt dhe shprehet i emocionuar nga notat që krijuan atë melodi të vogël, “burim shpirtëror”, siç e quan vetë.

Për këtë arsye, Blitz.al ka kontaktuar me studion e “Threedots Production” për të kuptuar nëse do të ketë ndonjë lëvizje nga ana e tyre kundrejt kompozitorit Justin Hurwitz dhe produksionit të filmit “La La Land”, për melodinë “e huazuar”.

Nga “Threedots” shprehen se është e vërtetë që kanë konstatuar ngjashmëri shumë të madhe në melodinë e kolonës zanore të filmit më të përfolur për momentin e për këtë arsye kanë nisur procedurat ligjore për të mbrojtur të drejtat e autorit.

Kujtojmë se një histori e ngjashme me këtë u përfol edhe pak muaj më parë, kur u konstatua se kënga “Six fit under” (e cila u bllokua më pas) e këngëtarit The Weeknd ishte një kopje e këngës “Nallane” të Florit dhe DJ Vicky-t. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje