Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Threedots apo Max Production, kë zgjedh Fifi?!

Threedots apo Max Production, kë zgjedh Fifi?!
October 22
11:38 2017

Ajo është një këngëtare shumë e njohur e showbiz-it shqiptar. Madje vitet e fundit ka marrë edhe statusin e reperes dhe duket se po e bën shumë mirë këtë gjë. Po flasim për Fifin, këngëtaren stil nga Kosova, e cila është një nga konkurentet e Kënga Magjike për vitin 2017-të. Por ajo bashkëpunon me dy labela shumë të njohur në Shqipëri, Threedots dhe Max Production, ku mes të dyve zgjedh?!

“Nuk i ndaj dot, Max Production është familja ime. Është shtëpia që më ka pranuar mua si artiste. Threedots-at e Florit janë një tjetër familje që më kanë pranuar dhe që është kënaqësi të punosh me ta”, ka thënë Fifi në Mos i fol shoferit.

Këngëtarja ka theksuar se këta artista me të cilët shpenzon shumë kohë janë familja e saj. /Blitz.al/

Share