Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thoni ç’të doni, por asnjë s’e bën si Ledri!

Thoni ç’të doni, por asnjë s’e bën si Ledri!
July 18
14:57 2017

Sot rrjetet sociale janë kthyer në tregun më të madh të marketingut, qoftë për produkte kozmetike, produktet ushqimore… e deri te këngët. Tashmë, këngëtarët kanë mijëra ndjekës në këto rrjete sociale, si Instagram, Facebook, Twitter apo SnapChat dhe mënyra më e mirë për t’u bërë promo edhe koncerteve, edhe këngëve, është një postim i thjeshtë në llogaritë e tyre.

Shumë nga artistët, qoftë të huaj, qoftë edhe shqiptarë, promovojnë vetëm veten, pra këngët dhe videot e tyre dhe shumë rrallë shohim ndonjë këngë të kolegëve të postuar në profilin e tyre. Ama, e kemi gjetur një përjashtim: Ledri.

Mjafton të hysh në profilin e reperit të mirënjohur dhe përveçse do të shohësh video të “Nona”, “U harrum” apo këngë të labelit të tij, syri mund të të kapë edhe këngë të kolegëve si Noizy, Flori Mumajesi, MC Kresha, Lumi B, Gjiko etj.

Duke qenë se këngëtarët shqiptarë i kemi mjaft aktivë në rrjete sociale, zor se mund të gjejmë dikë tjetër që zgjedh të promovojë të tjerë artistë në një platformë të tijën. Fundja, nuk duhet të çuditemi nga Ledri sepse dihet tashmë që është një nga reperët më pozitivë në showbizz-in shqiptar e përveç kësaj di të mbajë marrëdhënie të mira me të gjithë.

Epo, ç’të themi tjetër veçse: “Bëhu si Ledri!”. /Blitz.al/

 

 

Shperndaje