Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Thjesht seks”- modelja e njohur tregon sekretin e martesës së saj të lumtur

“Thjesht seks”- modelja e njohur tregon sekretin e martesës së saj të lumtur
January 10
23:11 2019

Ajo është një ndër modelet plus size më të njohura dhe të pëlqyera amerikane. Ashley Graham gëzon një martesë të lumtur 8 vjeçare me regjisorin Just Ervin. Sipas saj sekreti është shumë i thjeshtë: “Thjesht bëni seks.”

“Bëni seks gjithë kohës. Edhe nëse nuk ju pëlqen, thjesht bëni seks. Kam kuptuar se nëse nuk kemi bërë seks, bëhemi shumë emocionalë, dhe nëse bëjmë seks, ja shprehim të gjithën njëri-tjetrit. Për ne është thjesht “Oh, le të bëjmë seks”. Dhe pastaj jemi sërish në humor të mrekullueshëm.”- u shpreh ajo për revistën “Elle”.

Në mënyrë surprizuese, Ashley tregoi gjithashtu që ata nuk kishin kryer marrëdhënie përpara martese:

“Diçka që funksionoi për ne ishte të ndërtonim shoqërinë tonë dhe gjithashtu besimin dhe komunikimin. Sigurisht që ishim shumë të tërhequr seksualisht. Të gjitha këto gjëra ishin aty. Nuk shqetësohesha për “si do jetë seksi me të? ” Ishte më shumë, “A e besoj atë? A është dikush me të cilin dua të jem për gjithë jetën time?”

Ashley dhe Justin u takuan në kishë në 2009, dhe u martuan një vit më vonë. Momentalisht ajo shprehet se nuk dëshiron fëmijë për momentin, por është e fokusuar te biznesi dhe ndërtimi i një jete të lumtur me bashkëshortin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje