Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

The Weeknd nuk do të punojë më me kompaninë H&M pas reklamës “raciste”

The Weeknd nuk do të punojë më me kompaninë H&M pas reklamës “raciste”
January 09
20:22 2018

Këngëtari i njohur botëror The Weeknd ka thënë në një postim se nuk do të punojë më me H&M  pas polemikave që ndodhën me reklamat e saj të fundit.

Shitësi i veshjeve ka kërkuar faljë pasi publikoi një foto të një vogëlushi me ngjyrë dhe në bluzën e tij shkruhej: “Majmuni më cool i xhunglës”

The Weeknd është shprehur se ndihej i tronditur dhe i ofenduar nga ai postim, e nga ky moment nuk do të bashkëpunojë më me ta. Ai më përpara ka reklamuar dhe ka shitur mallra të ndryshëm nëpërmjet firmës H&M dhe gjithashtu ka modeluar për kompaninë.

H&M në një deklaratë ka thënë: “Ne shprehim të gjithë keqardhjen tonë për aatë foto, prandaj jo vetëm që e kemi hequr atë imazh nga të gjitha kanalet tona por edhe veshjen nga ofertat tona duke ndryshuar edhe shkrimin në bluzën e djalit.”

Kanë ardhur reagime të shumta në rrjet nga persona pubik e jo vetëm të cilët kanë vendosur në bluzë shkrime dhe mesazhe që përcjellin respekt për njerëzit me ngjyrë dhe janë kundër racizmit. Ndër ta ka qënë  basketbollisti i njohur amerikan LeBron James që ka shkruar: “King Of The World” dhe futbollisti i Manchester United, Romelu Lukaku  i cili ka shkruar në bluzën e vogëlushit: “E zeza është e bukur.”


/Blitz.al/

Komento
Shperndaje