Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

The Voice of Albania, zbulohen emrat e dy trajnerëve të mbetur

The Voice of Albania, zbulohen emrat e dy trajnerëve të mbetur
October 13
22:15 2016

Paneli i trajnerëve të The Voice of Albania për këtë vit është kompletuar së fundmi. Pas Alban Skënderajt dhe Genc Salihut, mësohet se pjesë e panelit do të jenë këngëtarët Besa Kokëdhima dhe Xuxi.

Ka qenë Besa Kokëdhima ajo që fillimisht ka bërë me dije lajmin përmes shpërndarjes të një postimi të The Voice of Albania në Instagram. Më pas, Ledion Liço ka bërë të ditur edhe emrin e trajnerit të katërt, Naim Bunjakut, i njohur ndryshe si Xuxi.

Në postimin e saj, këngëtarja bën me dije se do të jetë një gjyqtare, jo për të gjykuar, por për të ndihmuar të rinjtë në hapat e tyre. /Blitz.al/

besaa

top

Etiketimet
Shperndaje