Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“The Sun” fut në konflikt Cara Delevingne me brandin Victoria’s Secret

“The Sun” fut në konflikt Cara Delevingne me brandin Victoria’s Secret
November 06
18:47 2016

 

Në tabloidin e njohur “The Sun” është shkruar se modelja Cara Delevingne është lënë jashtë  shfaqjes së Victoria’s  Secret në Londër në vitin 2014.

Pas këtij lajmi, CMO i Victoria’s Secret, Edward Razek, i ka dërguar modeles një letër ku i shpjegon se ky lajm nuk është thënë nga ata dhe është i gjithi një trillim. Më tej ai ka kundërshtuar ato që janë shkruar në “The Sun”, duke i thënë Cara-s  se ajo nuk ka marrë pjesë për shkak të xhirimeve që kishte në Karolinën e Veriut pavarësisht se Victoria’s Secret ka bërë çdo përpjekje që ajo të shkonte në shfaqjen në Londër.

Gjithashtu, Edward Razek e ka ftuar modelen në datën 30 nëntor në Paris, duke i thënë se ata gjithmonë dëshirojnë që Cara të marrë pjesë në shfaqjet e tyre./Blitz.al/

cara

 

Komento
Shperndaje