Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“The Rolling Stones” surprizojnë fansat. Së shpejti me album të ri…

“The Rolling Stones” surprizojnë fansat. Së shpejti me album të ri…
April 05
08:41 2016

Grupi legjendar i rrokut “The Rolling Stones”, i cili sapo ka përfunduar turin historik në Kubë, është duke punuar për të nxjerrë albumin e ri.
Këtë gjë e ka konfirmuar anëtari Ronnie Woods në një intervistë të dhënë me “The Asociated Press”, duke thënë më tej se anëtarët janë mbledhur së fundmi në studion e tyre për të regjistruar disa këngë të reja.

“U mblodhëm për të regjistruar disa këngë të reja. Po ashtu jemi marrë edhe me këngë blues. Në dy ditë regjistruam 11 të tilla. Ato janë versione shumë të bukura “cover”. Mund të përmend “Howlin Wolf” dhe “Little Water”. E bukura është që po t’i dëgjosh pas regjistrimit duken shumë autentike”, – shprehet Woods.

Sipas tij, “The Rolling Stones” do të përpiqen sa të munden që albumin ta nxjerrin brenda këtij viti.

Kujtojmë se një bashkim të tillë të grupit e kishte paralajmëruar edhe kitaristi Keith Richards në tetor, kur thoshte:

“Nuk e di ku e nuk e di ende se kur, por po. Isha në Londër javën e kaluar dhe kur biseduam pak. Gjatë bisedës, ishim në një gjendje të tillë: “Duhet të kthehemi në studio. Jeni dakord? Dakord… Ku? Kur?” E kështu e aprovuan të gjithë me kokë…”

E pra, duket se tashmë nuk ka më dyshime se “The Rolling Stones” do ta surprizojnë sërish numrin e tyre të madh të fansave anembanë botës, duke punuar për vazhdimin e “The Bigger Bang” të vitit 2005. Kur? Le të presim…

Etiketimet
Shperndaje