Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“The Fate of The Furious” thyen rekordin e shikueshmërisë brenda 24 orëve

“The Fate of The Furious” thyen rekordin e shikueshmërisë brenda 24 orëve
December 14
19:12 2016

Trailer-i i “The Fate of The Furious“ ka thyer rekordin e shikimeve duke lënë pas një nga filmat më të pëlqyer për publikun “The Beauty and the Beast”.

Më pak se një muaj më parë, “The Beauty and the Beast”  theu rekordin e shikimeve të trailer-it  duke shënuar një shifër prej 127.6 milionë shikues në 24 orët e para. Duket se “The Fate of the Furious” e ka thyer këtë rekord duke shënuar një numër prej 139 milionë shikues brenda 24 orëve të publikimit. Filmi ende nuk është shfaqur në kinema dhe mendohet të jetë një sukses i garantuar.

Aktorët e kanë shpërndarë atë përmes videove në rrjete sociale dhe në Youtube, gjë që ka bërë që shifra e shikuesve të jetë më e madhe. Filmi do të shfaqet më 14 prill në kinema./Blitz.al/

Shperndaje