Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“The Doors”, miti që u lind 50 vite më parë

“The Doors”, miti që u lind 50 vite më parë
August 24
12:09 2016

“The Doors” mbush plot gjysmë shekulli!

Grupi amerikan që ka bërë historinë e rrokut i hodhi hapat e parë në muajin gusht të vitit 1966, kur të rinjtë Jim Morrison, Ray Manzarek, Robbie Krieger dhe John Densmore u bashkuan për të lënë shenjë.

Ata u futën menjëherë në studiot e “Sunset Sound Recording” dhe brenda një jave regjistruan albumin e parë të karrierës. Disku i cili për titull ka emrin e vet grupit doli në janar të 1967-ës, duke i hapur atyre rrugën drejt mitit.

Në brendësi të albumit të parë gjenden këngët “The Cristal Ship”,  version “Alabama Song” i Bertolt Brecht dhe Kurt Weill, 12 minutat e “The End”, “Break Through” e “Light my fire”, që mbetet suksesi më i madh i karrierës.

Aventura e “The Doors” zgjati edhe 7 vite të tjera me 5 albume, deri më 3 korrik të vitit 1971 kur Jim Morrison vdiq në moshën 27-vjeçare. /Blitz.al/

Shperndaje