Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“The Danish Girl” – film i papërshtatshëm, nuk lejohet të transmetohet në Indi

“The Danish Girl” – film i papërshtatshëm, nuk lejohet të transmetohet në Indi
March 27
12:31 2017

“The Danish Girl” është filmi pas të cilit u apasionuan të gjithë dhe që shpresonin shumë që Eddie Redmayne të fitonte një “Oscar” për interpretimin e tij. Pavarësisht fjalëve të mira ka pasur edhe kritika, madje në Indi është ndaluar transmetimi i këtij filmi pasi Bordi Qendror i Certifikimit të Filmit e konsideroi të papërshtatshëm për transmetim.

“Me keqardhje ju informoj se Sony Le PLEX HD nuk është në gjendje që të transmetojë premierën televizive të shumëpritur të filmit “The Danish Girl”, pasi nuk është marrë konfirmimi për transmetim”,- shkruhet në llogarinë e televizionit në Twitter.

Filmi flet për Einar Wegener, një djalosh i cili është duke luftuar për identitetin e tij gjinor.

Sipas tyre, subjekti i filmit është i diskutueshëm dhe i papërshtatshëm për t’u parë nga fëmijët.  “The Danish Girl” nuk është filmi i parë që censurohet pasi më herët të njëjtin fat ka pasur edhe “The Salesman”./Blitz.al/

Share