Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“The Beyhive” në Twitter: “Bëhuni gati për Beyonce-n!”

“The Beyhive” në Twitter: “Bëhuni gati për Beyonce-n!”
June 15
14:56 2016

Nuk ka kaluar kohë e gjatë që kur Beyonce publikoi albumin e saj të gjashtë, të quajtur “Lemonade”, album që po e promovon në turneun ndërkombëtar “The Formation World Tour”.

Mesa duket, Queen B nuk do të mjaftohet me kaq.

Llogaria zyrtare e grupit të fansave të artistes, “The Beyhive”, ka shkruar një sërë statusesh në Twitter duke na ngacmuar me disa detaje rreth projektit të ardhshëm, që sipas tyre do të vijë shumë më shpejt nga ç’e kemi pritur.

Ata kanë përmendur gjithashtu edhe faktin që Beyonce publikoi albumin e pestë, “BEYONCE” kur ishte në fazën e dytë të turneut të kaluar, “The Mrs Carter Show” dhe si për ironi të fatit, artistja ka mbyllur mbrëmë fazën e parë të turneut aktual dhe pas pak ditësh do të zbarkojë në Europë. Ndoshta albumi i përbashkët me Jay Z, ndoshta një “Deluxe” i “Lemonade”…këtë akoma nuk e dimë, por do ta kuptojmë shumë shpejt.

Kujtojmë se ishte kjo llogari në Twitter që “parashikoi” emrin e albumit të gjashtë, listën e këngëve që do të performoheshin në këtë turne e shumë detaje të tjera. Pra, duhet të bëhemi gati.

Etiketimet
Shperndaje