Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Thashë se vdiqa” ,- Gent Zenelaj tregon incidentin në skenë teksa imitonte Arian Çanin

“Thashë se vdiqa” ,- Gent Zenelaj tregon incidentin në skenë teksa imitonte Arian Çanin
July 08
15:29 2018

Një nga rolet që Gentian Zenelaj ka bërë në karrierën e tij si aktor ka qenë edhe imitimi i Arian Çanit. Shumë prej jush besoj e mbajnë mend në fillimet e tij në “Portokalli” sesi Genti arrinte të imitonte deri në detaje moderatorin e njohur të “Zonë e Lirë”.

Por ja që pikërisht me këtë personazh Genti ka kaluar një incident që ka rrezikuar të dëmtohet seriozisht. I ftuar këtë të shtunë në “Thumb” Genti ka treguar se një herë është rrëzuar në skenë gjatë momentit të interpretonte Arian Çanin.
” Kam rrëshkitur njëherë duke imituar Arian çanin thashë se vdiqa. Një numër para nesh dikush kishte hedhur ujë në skenë. Kam bërë një të rrëshkitur… Imagjino të bjerë pesha ime. Aksush nuk e di por në Apartament kam luajtur me klavikulën e thyer. Kam qenë i murosur në pjesën e kraharorit. Kam aps një rënie që gjithë trupa ka lënë interpretimin dhe janë habitur. “.- ka treguar Genti duke e kujtuar sot me humor./Blitz.al/

Komento
Shperndaje