Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tha se nuk do punonte nëse nuk paguhej sa duhet, Alba Çobaj tregon se në Klan ka rrogën që ka dashur gjithnjë

Tha se nuk do punonte nëse nuk paguhej sa duhet, Alba Çobaj tregon se në Klan ka rrogën që ka dashur gjithnjë
April 14
17:14 2019

Alba Çobaj ka qenë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut këtë të shtunë në “Thumb”. Moderatorja sapo  ka nisur  emisionin “Ditë për ditë” në Tv Klan, bashkë me 4 bashkëprezantues të tjerë.

Ky rikthimi i Albës erdhi  pas një kohe të gjatë larg ekranit për një arsye të cilën ajo e ka treguar edhe më parë.

Në një intervistë muaj më parë në “Thumb” ajo u shpreh se nëse do ta vlerësonin siç duhet edhe nëse do të paguanin siç duhet, atëherë ajo do të rikthehej në ekran.

Aulona dhe Fatma e kanë pyetur pikërisht mbi këtë deklratë, pasi nisja e një projekti të ri në Klan tregon se Alba ka gjetur më në fund vlerësimin por edhe pagën që ka dashur.

“Të dëgjon Zoti ndonjëherë. U përmbushën pritshmëritë pasi ishte një format që më përshtatej, i lirshëm, plot energji. Unë nuk dal jashtë vetes sime. Padiskutim që edhe unë paguhem aq sa doja. Tani ajo dëshira nuk ka fund. Me këto kushte që jemi në Shqipëri jam shumë e kënaqur, gjynah të qahem. Eshtë shumë e lodhshme ka shumë impenjim. Televizioni nuk ka orar, është e vështirë por në fund të ditës merr ato vlerësimet e mira.”,- ka treguar Alba pa zbuluar shifra konkrete. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje