Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Teuta Krasniqi, dedikim dashurie bashkëshortit për ditëlindje

Teuta Krasniqi, dedikim dashurie bashkëshortit për ditëlindje
October 07
14:25 2016

Para pak ditësh, Teuta Krasniqi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, një vajzë.

Vogëlushja quhet Kaia dhe ditën e sotme aktorja ka shpërndarë në Instagram disa foto familjare, ku shfaqet në krah të dy vajzave të saj dhe bashkëshortit aktual, Adonis Morina. Nëpërmjet kësaj fotoje, Teuta ka uruar bashkëshortin e saj, i cili feston ditën e tij të lindjes. Duke iu drejtuar me fjalë të ëmbla dashurie, Teuta është shprehur se ndihet shumë krenare për bashkëshortin e saj.

“Shpirti jem, njeri i zemrës tem, dashnia jem, urime ditëlindja! Faleminderit që për çdo ditë të jetës më bën të ndihem një grua e lumtur, e dashur dhe shumë krenare me ty pranë. Sikur të isha munduar shumë për çfarëdo dhurate për ditëlindjen tënde, s’kisha mundur as përafërsisht me t’sjell dhuratë sa kjo me të cilën na ka bekuar Zoti.
Daddy, Astro, Baby,
Të duam shumë!”- shkruan Teuta në Instagram./Blitz.al/

Komento
Shperndaje