Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Tërhiq e mos e këput” për dy vite, por më në fund do të firmosin divorcin

April 14
09:09 2017

Ben Affleck dhe Jennifer Garner prej dy vitesh kanë qenë në një marrëdhënie paksa të çuditshme, thuhej se do ndaheshin e nga ana tjetër ata shfaqeshin gjithnjë bashkë duke hedhur për të disatën herë poshtë zërat për ndarjen.

Çifti i famshëm i Hollywood-it janë të martuar prej 12 vitesh, por në vitin 2015 u shprehën se kishin vendosur të merrnin drejtime të ndryshme, larg njëri-tjetrit. Megjithatë, fëmijët arritën që t’i mbanin të bashkuar deri në këto momente kur duket se gjithçkaje i ka ardhur fundi. Të dy kanë paraqitur në të njëjtën kohë në gjykatë dhe kërkojnë gjithashtu kujdestarinë e tre fëmijëve. Mes tyre nuk ka pasur një kontratë paramartesore ndaj të ardhurat e fituara në 12 vite do të ndahen në mënyrë të barabartë. Të dy kanë vendosur të kenë një divorc miqësor, edhe pse ndarja me ligj nuk do të thotë se ata do të ndahen përfundimisht, pasi sërish do të mendojnë për fëmijët. Një burim është shprehur se pavarësisht se çfarë mendonin të gjithë ata e kishin vendosur me kohë se do të ndaheshin./Blitz.al/

Komento
Shperndaje