Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tentojnë t’i vjedhin Instagramin sërish, Fifi habitet kur zbulon se ishte shoqja e saj ajo që po e “hakonte”

Tentojnë t’i vjedhin Instagramin sërish, Fifi habitet kur zbulon se ishte shoqja e saj ajo që po e “hakonte”
June 26
13:13 2019

Ndodh shpesh që llogaritë në rrjete sociale të personazheve të njohur të hakohen nga persona të panjohur. Ka shumë njerëz që kanë rënë pre e sulmeve të tilla dhe artistët sidomos janë më të predispozuar të bien viktima.

Pak muaj më parë, Fifit i hakuan Instagram-in dhe ajo u detyrua të hapte një llogari  të re të cilën mbrëmjen e djeshme u përpoqën t’ia merrnin përsëri.

Vetë Fifi e ka bërë publik faktin se dikush ka tentuar të hyjë në llogarinë e saj. Duke qenë se ra njëherë viktimë e një sulmi kibernetik tashmë Fifi i ka marrë siç duhet masat.

Përmes një njoftimi të menjëhershëm pas tentativës, këngëtarja ka zbuluar se kanë dashur të hyjnë në Instagram-in e saj.

Por ndryshe nga sa këngëtarja mendonte, në Instagram-in e saj po tentonte të hynte as më pak e as më shumë por mikesha e ssaj Fjolla Morina.

Në një bisedë që Fjolla ka publikuar në adresën e saj tregon se ajo e ka fjalëkalimin e Fifit.  Në momentin  që Fjolla ka tentuar të hyjë në Instagram-in e saj Fifit i ka shkuar një njoftim.

“Unë duke vjedhInstagramin e Fifi. Edhe haker u bëra”, shkruan Fjolla bashkangjitur screenshot-it të bisedës së saj me Fifin.

Epo mes shoqesh shkëmbehen edhe kodet e Instagram-it por ndoshta fillimisht duhen lajmëruar (kushedi sa është acaruar Fifi kur zbuloi se po e “hakonin”)./Blitz.al/

Komento
Shperndaje