Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Telenovela merr fund. Zbulohet i dashuri i Belen Rodriguez

September 08
18:50 2016

Nuk ka më dyshime!
Belen Rodriguez dhe piloti i Moto GP, Andrea Iannone, dalin hapur. Pas disa javëve dyshimesh për takimet e tyre në Ibiza, tashmë ata nuk fshihen më.

E përjavshmja “Novella 2000” i ka fotografuar të dy të përqafuar gjatë pushimeve në Greqi.

Shpesh kanë shpjeguar se nuk janë gjë tjetër veçse miq të mirë, të njohur prej vëllait të Belen, por imazhet tregojnë shumë më tepër se kaq. Duket qartë se mes tyre ka lindur një ndjenjë e fortë. Këto shpjegojnë më së miri edhe prezencën e bukuroshes argjentinase në garat e Moto GP-së gjatë javëve të fundit. /Blitz.al/

Shperndaje